Napoli s’di të gabojë, mposht Bolognan në shtëpi
Napoli ka ndalur tri pikët në ‘Diego Armando Maradona’. Skuadra e Napoli ka shënuar fitore të vështirë por me vlerë shumë të madhe, kundër Bologna, me rezultatin 3:2, shkruan lajmi.net. Lojtarët u gjetën në disavantazh pas minutës së 41’, kur Joshua Zirkzee shënoi për 0:1. Megjithatë, pa u mbyllur pjesa e parë, Juan Jesus riktheu…
Sport
Napoli ka ndalur tri pikët në ‘Diego Armando Maradona’.
Skuadra e Napoli ka shënuar fitore të vështirë por me vlerë shumë të madhe, kundër Bologna, me rezultatin 3:2, shkruan lajmi.net.
Lojtarët u gjetën në disavantazh pas minutës së 41’, kur Joshua Zirkzee shënoi për 0:1.
Megjithatë, pa u mbyllur pjesa e parë, Juan Jesus riktheu balancin me golin e shënuar në minutën e 45’.
Në pjesën e dytë, Napoli e nisi vrullshëm dhe përmbysi rezultatin në 2:1, me anë të meksikanit Hirving Lozano (49’).
Bologna s’la asgjë të kalonte lehtë për napolitanët. Mysafirët barazuan në 2:2 me anë të Barrow tre minuta më vonë, por Napoli pati forcat të shënonte përsëri.
Lojtari që vulosi fatin e takimit ishte Victor Osimhen, i cili realizoi në minutën e 69’ për 3:2.
Me këtë fitore, Napoli shkon në 26 pikë për pozitën e parë, me dy pikë më shumë sesa Atalanta. Bologna mbetet në pozitën e 17 me 7 pikë. /Lajmi.net/