Napoli njofton se dy lojtarë shërohen nga COVID-19

Klubi i Napoli ka njoftuar se dy lojtarët, Faouzi Ghoulam dhe Kalidou Koulibaly janë shëruar nga COVID-19.

Sport

19/02/2021 10:07

Që të dy ishin infektuar me virus para dy jave dhe janë shëruar në kohë për t’u kthyer ndaj Atalantës më 21 shkurt, shkruan lajmi.net.

Përmes një postimi të publikuar në rrjetin e tyre social twitter, Roma ka shkruar: Ghoulam dhe Koulibaly janë shëruar nga virusi.

Gjatë kësaj kohe, Amir Rrahmani po zëvendësonte Koulibalyn por nuk dihet akom nëse do të jetë startues./Lajmi.net/