Napoli mund të bëhet kampion jashtë fushës, Lazio luan të mërkuren

Napoli mund të kishte siguruar titullin të dielën, por nuk e mundi Salernitanën në shtëpi, me ndeshjen e cila përfundoi në barazim 1-1. Skuadra e Luciano Spallettit do të luajë ndeshjen e radhës në Serie A më 4 maj kundër Udineses. Për të fituar Scudetto, napolitanët do të duhet vetëm të marin një pikë ndaj…

Sport

30/04/2023 23:05

Napoli mund të kishte siguruar titullin të dielën, por nuk e mundi Salernitanën në shtëpi, me ndeshjen e cila përfundoi në barazim 1-1.

Skuadra e Luciano Spallettit do të luajë ndeshjen e radhës në Serie A më 4 maj kundër Udineses. Për të fituar Scudetto, napolitanët do të duhet vetëm të marin një pikë ndaj Udineses.

Megjithatë, Napoli mund të bëhet kampion edhe para se të hyjë në fushë. Fakti është se ndjekësit më të afërt të napolitanëve Juventus dhe Lazio do t’i luajnë ndeshjet e tyre më 3 maj. Me rezultate të caktuara, tashmë të mërkurën në mbrëmje Napoli mund të marrë titullin.

Vlen të thuhet se për Juventusin, Napoli mund të bëhet i paarritshëm që të dielën. Kjo do të ndodhë nëse Juve nuk mund Bolonjën.

Kujtojmë se Napoli për herë të fundit ishte kampion i Italisë në vitin 1990.