Napoli marshon drejt titullit, kalon edhe pengesën e quajtur Roma

Napoli vazhdon me fitore. Ata mposhtën 2:1 skuadrën e Romës, shkruan lajmi.net. Pjesa e parë në këtë takim ishte interesante, me Napolin që ishin më të mirë. Ishte Victor Osimhen që në minutën e 17’ ndëshkoi Romën. Sulmuesi në formë i Napolit realizoi dhe i dha epërsinë ekipit të tij. Roma gjithashtu kishin mundësitë e…

Sport

29/01/2023 22:44

Napoli vazhdon me fitore.

Ata mposhtën 2:1 skuadrën e Romës, shkruan lajmi.net.

Pjesa e parë në këtë takim ishte interesante, me Napolin që ishin më të mirë.

Ishte Victor Osimhen që në minutën e 17’ ndëshkoi Romën.

Sulmuesi në formë i Napolit realizoi dhe i dha epërsinë ekipit të tij.

Roma gjithashtu kishin mundësitë e tyre, por nuk arritën të shënojnë në pjesën e parë.

Kështu pjesa e parë u mbyll 1:0 në favor të Napolit.

Në 45 minutat e dytë ishte ekipi i Jose Mourinhos që arritën të barazojnë rezultatin.

Po rridhte minuta e 75’ kur Stefan El Sharawy shënoi për të çuar shifrat në 1:1.

Megjithatë Napoli arritën të rikthejnë epërsinë.

Në minutën e 86’ Giovanni Simone shënoi për rezultatin 2:1.

Me këtë fitore Napoli qëndron në vendin e parë me 53 pikë.

Roma në anën tjetër ndodhen në pozitën e gjashtë me 37 pikë./Lajmi.net/