Napoli lider, Balotelli shpëton Milanin

Napoli mposhti Atalantan me rezultat 2-0 dhe mori kreun në Serie A, kurse Milan në mënyrë dramatike e nxori një barazim 2-2 në udhëtim te Torino. Skuadra e trajnerit Rafa Benitez shënoi fitoren e radhës falë golave nga dy përforcimet e ardhura gjatë afatit kalimtar të verës nga Real Madrid, Gonzallo Higuain dhe Jose Maria…

Sport

14/09/2013 21:53

Napoli mposhti Atalantan me rezultat 2-0 dhe mori kreun në Serie A, kurse Milan në mënyrë dramatike e nxori një barazim 2-2 në udhëtim te Torino.

Skuadra e trajnerit Rafa Benitez shënoi fitoren e radhës falë golave nga dy përforcimet e ardhura gjatë afatit kalimtar të verës nga Real Madrid, Gonzallo Higuain dhe Jose Maria Callejon.

Ata realizuan në pjesën e dytë për të udhëhequr Napolin drejt kreut të tabelës në Serie A ku aktualisht është skuadra e vetme me bilanc pozitiv pas tri xhirosh, para dueleve të nesërme.

Kurse, Milani ishte shumë pranë humbjes së dytë këtë stinor pasi deri dy minuta para fundit ishte në disavantazh 2-0 përball Torinos, por Rossonerët realizuan nëpërmjet Sulley Ali Muntari dhe Mario Balotellit nga penalltia për të nxjerr një pikë.