Napoli ‘largon’ Xhemailin
Napoli nuk e ka ftuar Blerim Xhemailin për ndeshjen e parë kundër Athletic Bilbaos në play-off për kualifikim në Ligën e Kampionëve. Ky është një sinjal i qartë se ai do të largohet nga klubi.

Sport
Blerim Xhemaili dhe Juan Zuniga nuk janë ftuar nga Napoli për ndeshjen e parë kundër Athletic Bilbaos në play-off për kualifikim në fazën e grupeve të Ligës së Kampionëve.
Së bashku me ta, pjesë ekipit nuk është as Goran Pandev.
Mungesa e tyre nënkuptohet si një sinjal se do të largohen nga klubi në ditët e ardhshme të afatit kalimtar të verës.
Xhemaili së fundmi është përmendur si objektiv i Milanit, ndërsa kërkohet edhe nga Sevilla.