Napoli i rikthehet fitores, mposht Sampdorian

Napoli ka gjetur rrugën e fitores. Skuadra e Luciano Spallettit ka marrë një fitore minimale 2:0 në udhëtim te Sampdoria, transmeton lajmi.net. Pas humbjes në xhiron e kaluar nga Interi, Napoli ka arkëtuar pikët e plota. Gjatë gjithë ndeshjes lojë më të mirë zhvilluan napolitanët, por shënuan vetëm njëherë. Heroi i ekipit ishte Victor Osimhen…

Sport

08/01/2023 20:03

Napoli ka gjetur rrugën e fitores.

Skuadra e Luciano Spallettit ka marrë një fitore minimale 2:0 në udhëtim te Sampdoria, transmeton lajmi.net.

Pas humbjes në xhiron e kaluar nga Interi, Napoli ka arkëtuar pikët e plota.

Gjatë gjithë ndeshjes lojë më të mirë zhvilluan napolitanët, por shënuan vetëm njëherë.

Heroi i ekipit ishte Victor Osimhen që gjeti golin në minutën e 19’ të ndeshjes.

Pjesa e parë u mbyll 1:0 në favor të Napolit.

Edhe në pjesën e dytë ishin mysafirët që kishin iniciativën e golit.

Vazhdimisht po kërkonin të dyfishonin epërsinë, por e arritën në minutën e 81’ nga penalltia.

Ishte Eljif Elmas qw u tregua i saktë nga pika e bardhë.

Pas kësaj fitore Napoli mbanë vendin e parë me 44 pikë.

Kurse, Sampdoria pozicionohen në vendin e 18 me vetëm nëntë pikë./Lajmi.net/