Napoli fiton te Genoa
Napoli mori kryesimin në Serie A pas fitores 2-0 në udhëtim te Genoa në duelin e parë të xhiros së gjashtë. Trajneri Rafael Benitez vendosi të pushojë nga formacioni bazë përforcimin e ri, sulmuesin Edinson Cavani dhe në vend të tij inkuadroi maqedonasin Goran Pandev. Dhe, vendimi i strategut spanjoll doli të jetë i drejtë…

Sport
Napoli mori kryesimin në Serie A pas fitores 2-0 në udhëtim te Genoa në duelin e parë të xhiros së gjashtë. Trajneri Rafael Benitez vendosi të pushojë nga formacioni bazë përforcimin e ri, sulmuesin Edinson Cavani dhe në vend të tij inkuadroi maqedonasin Goran Pandev.
Dhe, vendimi i strategut spanjoll doli të jetë i drejtë pasi pikërisht Pandev shënoi të dy golat e fitores për Napolin.
Ai realizoi në minutat 14 dhe 25 në pjesën e parë kurse në vazhdim skuadra e ruajti avantazhin e krijuar për të marrë pikë të plota nga një terren i papërshtatshëm.
Me këtë fitore, Napoli e tejkaloi Romën në krye të tabelës dhe tani ka 16 pikë. Por, Giallorossët kanë mundësi të rikthejnë pozitën e parë pas duelit me Bolognan të dielën.