Napoli 1:1 PSG, notat e lojtarëve
Ka përfunduar ndeshja tjetër Napoli-Paris Saint-Germain në Grupin C ku është Liverpool i Xherdan Shaqirit.
Sport
Ashtu si në Paris, edhe në këtë ndeshje dy skuadrat janë ndarë në paqe me njëra tjetrën duke barazuar me rezultat 1-1.
Ishte PSG që ishte më e mirë në pjesën e parë dhe që shënuan gol në minutën e parë shtesë të pjesës së parë.
Ishte Bernat që shfrytëzoi një tollovi në zonën e rreptësisë për të shënuar golin e parë.
Në pjesën e dytë Napoli luante më mirë dhe arriti të barazoi rezultatin në minutën e 62’të me anë të Lorenzo Insignes, që shënoi nga penalltia.
Notat e lojtarëve për paraqitje në këtë ndeshje i gjeni në fotografinë e mëposhtme./Lajmi.net/