Nagavci reagon për përgjimet ku dëgjohet duke folur për Vjosa Osmanin

Arbërie Nagavci ka reaguar për përgjimet e publikuara sot më herët gjatë ditës, ku ajo dëgjohet teksa flet për Vjosa Osmanin dhe votat që mund t’i marrë ajo.

Lajme

19/01/2021 19:12

Nagavci me anë të një postimi në Facebook ka thënë se bisedën e ka bërë me një gazetar, dhe e njëjta ka qenë krejt e hapur, shkruan lajmi.net.

Ajo ka shtuar se intervista është bërë në verën e vitit të kaluar.

Postimi i plotë:

Gazeta Express dhe Indeksonline paskan publikuar si përgjim një bisedë normale mes meje dhe një gazetari që ka qenë krejt e hapur. Aty edhe kamera edhe mikrofonat kanë qenë lëshuar, e nuk ka kurrfarë përgjimi apo skandali. Në anën tjetër, kjo intervistë është bërë para shumë kohësh, diku në verën e vitit të kaluar, kur vërtet nuk dihej se cilët ishin deputetët që mbështesnin Vjosën.

Portalet e regjimit të vjetër janë shqetësuar me humbjen që do ta pësojnë padronët e tyre andaj në panik e sipër bisedat me zë e me figurë duan t’i shesin si përgjime. Por është e kotë.

Me Vjosën kishim bashkëpunim të shkëlqyer, korrekt e profesional dhe bashkë  do jemi edhe në fitoret e reja. /Lajmi.net/