Nagavci për vrasjen e Arlinda Zekajt: Institucionet duhet të japin përgjigje për paralajmërimin e saj

Shefja e Grupit Parlamentar të VV-së, Arbërie Nagavci ka folur në foltoren e Kuvendit të Kosovës në lidhje me vrasjen e Arlinda Zekajt në Pejë. Ajo i ka shprehur ngushëllimet më të sinqerta familjarëve, miqve dhe bashkëpunëtorëve të Arlindës. “Vrasja e saj që vetëm para pak ditësh kishte paralajmëruar institucionet për rrezikun e saj, është…

Lajme

26/10/2026 16:49

Shefja e Grupit Parlamentar të VV-së, Arbërie Nagavci ka folur në foltoren e Kuvendit të Kosovës në lidhje me vrasjen e Arlinda Zekajt në Pejë.

Ajo i ka shprehur ngushëllimet më të sinqerta familjarëve, miqve dhe bashkëpunëtorëve të Arlindës.

“Vrasja e saj që vetëm para pak ditësh kishte paralajmëruar institucionet për rrezikun e saj, është një tragjedi që kërkon drejtësi, përfgjegjësi dhe llogaridhënie institucionale. Sot nuk jemi për të dënuar një krim të rëndë, por për të kërkuar përgjigje nga institucionet që kanë pasur përgjegjësi për sigurinë e saj.  Ajo ka kërkuar ndihmë dhe ka besuar se institucionet e Kosovës do ta dëgjonin dhe do të vepronin. Pak ditë para se të vritej, ajo i ishte drejtuar me letër urgjente Prokurorisë në Pejë, ku në fund gjendet një fjali që sot na rëndon të gjithë neve. ajo shkruante “uroj të mos vije dita kur ju të detyroheni të jepni llogari vetëm pasi të jetë marrë jeta ime”, ka thënë Nagavci.

Ajo ka thënë se është e dhimbshme dhe tronditëse që sot po diskutojnë për atë që ajo kishte paralajmëruar.

“Çfarë ndodhi me letrën e saj? Kush e shqyrtoi? A u vlerësua reziku që ajo kishte paralajmëruar? A u ekzekutua urdhëri gjyqësor që ajo kishte përmendur? Kjo kërkon përgjigje konkrete jo arsyetime të përditshme.  Prokuroria ka përgjegjësi të veproj me urgjencë kur ka paralajmërime kon krete për rrezikun për jetë. Gjykata duhet t’i trajtoj rastet e dhunës ndaj grave ashtu siç e kërkojnë rrethanat”, ka shtuar Nagavci. /Lajmi.net/