Tahiri pas vrasjes së Arlinda Zekajt: Sot do të duhej të kishte dorëheqje e shkarkime
Deputeti i Aleancës, Besnik Tahiri, ka kërkuar dorëheqje dhe shkarkime pas vrasjes së Arlinda Zekajt, duke theksuar nevojën për përgjegjësi institucionale. Duke folur në Kuvend, Tahiri ka thënë se vrasja e Arlindës nuk është rast i izoluar dhe se kjo situatë kërkon reflektim e llogaridhënie. “Pa asnjë dyshim, vrasja e Arlindës është një tragjedi që…
Lajme
Deputeti i Aleancës, Besnik Tahiri, ka kërkuar dorëheqje dhe shkarkime pas vrasjes së Arlinda Zekajt, duke theksuar nevojën për përgjegjësi institucionale.
Duke folur në Kuvend, Tahiri ka thënë se vrasja e Arlindës nuk është rast i izoluar dhe se kjo situatë kërkon reflektim e llogaridhënie.
“Pa asnjë dyshim, vrasja e Arlindës është një tragjedi që na ka tronditur të gjithëve, por nuk është rast i veçuar. Fatkeqësisht, është duke u bërë një fenomen i cili në Kosovë na obligon të reflektojmë dhe, mbi të gjitha, të kërkojmë përgjegjësi”, ka deklaruar Tahiri.
Ai ka theksuar se ngushëllimet dhe dënimi publik i rastit nuk mjaftojnë, duke kërkuar masa konkrete nga institucionet përgjegjëse.
“Sot do të duhej të kishte dorëheqje, shkarkim, si veprim etik ndaj një ngjarjeje e cila u shkaktoi dhimbje të gjithë qytetarëve të Kosovës”, ka thënë Tahiri.
Deputeti i Aleancës ka kërkuar që dhuna ndaj grave të trajtohet edhe në aspektin e përgjegjësisë institucionale, e jo vetëm si një rast i izoluar. /Lajmi.net/