Nadal mund të përurojë “Santiago Bernabeu” e ri me një ndeshje kundër Federerit

Real Madrid mund të hap "Santiago Bernabeu" e ri përmes një ndeshje të dy superyjeve të tenisit, Rafael Nadal dhe Roger Federer.

Sport

16/03/2021 13:08

Nadal kishte pranuar një ndeshje ndaj Novak Djkovic në shtëpinë e “Los Blancos” në vitin 2012, por lëndimi në gju bëri që të mos zhvillohet dhe gjithashtu e ndaloi atë të merrte pjesë në lojërat Olimpike që mbaheshin në Londër, përcjellë lajmi.net.

Sipas Defensa Central, një duel tenisi mes Nadal dhe Federer në “Bernabeu” mund të bëhet realitet në fushën e klubit spanjoll.

Dyshja thyen rekordet kur zhvilluan ndeshjen e parë në Afrikën Jugore me 7 shkurt 2020, ku ishin të pranishëm plotë 51 mijë e 954 spektatorë.

Nadal ka lidhje shumë të mira me presidentin e Realit, Florentino Perez, i cili edhe më herët ka shprehur dëshirën t’i shoh dy yjet duke luajtur tenis në stadiumin e klubit.

Në rast që Federer nuk pranon të jetë në duel, numri një i botës, Djokovic do shihet si alternativë./Lajmi.net/