Naby Keita rikthehet në Bundesliga, befason me kë ka nisur bisedimet
Futbollisti, Naby Keita është duke punuar me agjentët e tij për ta gjetur një skuadër të re. Pas largimit nga Liverpooli, Keita tani është “lojtar i lirë” dhe po shikon ofertat që ka në tavolinë, shkruan Lajmi.net Siç raporton Sky Sport, mesfushori 28-vjeçar dëshiron kthimin në Bundesliga dhe tashmë ka filluar bisedimet me skuadrën e…
Sport
Futbollisti, Naby Keita është duke punuar me agjentët e tij për ta gjetur një skuadër të re.
Pas largimit nga Liverpooli, Keita tani është “lojtar i lirë” dhe po shikon ofertat që ka në tavolinë, shkruan Lajmi.net
Siç raporton Sky Sport, mesfushori 28-vjeçar dëshiron kthimin në Bundesliga dhe tashmë ka filluar bisedimet me skuadrën e Werder Bremen.
Keita ishte transferuar te Liverpooli gjatë vitit 2018 me shifër rekrod prej 60 milionë euro nga RB Leipzig, por nuk doli transferim i qëlluar nga Jurgen Klopp.
Vlera e tij tashmë ka rënë në 17 milionë euro, por te Werder Bremen mund ta ketë hapësirën e nevojshme./Lajmi.net/
Nach Sky Infos arbeitet Werder Bremen an einem Transfer von Naby Keita. Der 28-Jährige hatte seinen Vertrag beim FC Liverpool nicht verlängert und ist daher ablösefrei zu haben. Keita steht einem Wechsel zu Werder sehr offen gegenüber. Gespräche haben bereits stattgefunden. pic.twitter.com/hC7k6MJuUz
— Sky Sport (@SkySportDE) June 9, 2023