Na ndajnë vetëm pak orë nga eventi madhështor i kompanisë “Apple”

Sot në ora 19:00 mbahet ngjarja e madhe e kompanisë "Apple", ku thuhet se do të na lë me gojë hapur me lansimet e saja të reja.

Auto & Tek

10/09/2019 17:06

Tashmë e disa ditë është duke u folur rreth eventit më të madh teknologjikë, ku kompanitë më të njohura teknologjike, e duke përfshirë edhe “Apple”, do të lansojnë dhe do të na njoftojnë me krijimet e tyre më të fundit.

Vetëm pak ditë pasi që është bërë e ditur që ngjarja do të mbahet me 10 shtator, kanë filluar thashethemet se çka saktësisht do të prezantohet në këtë ngjarje që do të mbahet sot në Berlin të Gjermanisë, shkruan lajmi.net.

Kuptohet që më e përfolura ka qenë “Apple” e cila do të na njoftojë jo vetëm me një por me 3 telefona, konkretisht ‘iPhone” të ri, gjë që mbetet të shihet se cilat do të jenë më të rejat dhe ndryshimet që janë bërë në këta telefona, e më saktësisht në “iPhone 11”.

Ngjarja do të mbahet sot, në orën 19:00. /Lajmi.net/