‘‘Na ka sjellë qetësi e lehtësim të madh’’, familjarët e Arbnor Spahiut flasin pas lirimit të ish-policit
Ish-polici Arbnor Spahiu është liruar nga burgu i Serbisë, ku ishte mbajtur që nga 7 qershori i këtij viti. Për këtë janë deklaruar edhe familjarë të tij. Donjeta Spahiu, për T7 ka thënë se lirimi i ish-policit, ka qenë një ‘’moment lehtësimi’’, dhe se atyre ‘’u ka sjellë shumë qetësi dhe gëzim’’. “Ka qenë një…
Lajme
Ish-polici Arbnor Spahiu është liruar nga burgu i Serbisë, ku ishte mbajtur që nga 7 qershori i këtij viti.
Për këtë janë deklaruar edhe familjarë të tij. Donjeta Spahiu, për T7 ka thënë se lirimi i ish-policit, ka qenë një ‘’moment lehtësimi’’, dhe se atyre ‘’u ka sjellë shumë qetësi dhe gëzim’’.
“Ka qenë një prej momenteve më emocionuese për neve si familje. Ka qenë një moment i një lehtësimi të madh, pas kaq shumë muajsh pritje dhe kaq shumë pasiguri që kemi pasë gjatë gjithë kësaj kohe, lajmi i lirimit të tij na ka sjellë shumë qetësi edhe sigurisht edhe gëzim”, ka thënë ajo.
E njëjta, ka deklaruar po ashtu se, për momentin ata janë duke u fokusuar tek fakti se ish-polici është liruar dhe se për këtë arsye, ai ‘’nuk ka dashtë me nda shumë detaje’’ sa i përket kushteve në burg.
“Arbnorin e kemi pa qe është shumë mirë, e kemi parë që është në një gjendje të mirë shëndetësore dhe emocionale dhe se gjendja e tij është stabile. Në këtë fazë sigurisht se nuk kemi hy shumë në detaje rreth kushteve, sepse momentalisht vetëm jemi tu fokusu, edhe faktikisht tu e ndje prezencën e tij, pranë familjes, dhe ai nuk ka dashtë me nda shumë detaje për këtë pjesë”, ka thënë ajo.