Mustangu i ri e “çan” rrugën në autobanin gjerman nga shpejtësia

Autobani në Gjermani ua mundëson vozitësve të kapin shpejtësitë maksimale me makinat e tyre ekstravagante.

Auto & Tek

31/08/2020 18:29

Një mundësi të tillë e ka shfrytëzuar edhe një shofer, i cili u shqua si pronar i një Mustang GT, shkruan CarBuzz, transmeton lajmi.net.

Modeli në fjalë posedon nën kofano një motor 5.0-litërsh të tipit V8.

Sipas kësaj videoje, makina arrin të prodhojë 770 kuaj-fuqi. Si rrjedhojë, Mustang GT kap shpejtësinë 100 km për 3.6 sekonda.

Ndonëse shpejtësia maksimale e makinës është 360 km në orë, shoferi arrin t’ia aktivizojë vetëm 250 km në video.

Ndiqeni videon për të kuptuar më shumë. /Lajmi.net/

YouTube player