Mustafi gati të transferohet tek klubi gjerman

Shkodran Mustafi është bërë protagonist i ditës së fundit të afatit kalimtar të janarit.

Sport

01/02/2021 14:25

Në mediat angleze doli lajmi se Liverpool është interesuar për sjelljen e Mustafit në Anfield, pas krizës së lëndimeve që ka kapluar skuadrën e Jurgen Klopp, transmeton lajmi.net.

Tani, sipas “SkySports”, Liverpool po dëshiron të sjellë mbrojtësin e Schalkes, Ozan Kabak.

Por sipas artikullit, Schalke nuk dëshiron ta lëshojë mbrojtësin pa një zëvendësim, dhe pikërisht këtu hyn në lojë Mustafi.

Skuadra gjermane dëshiron të marrë Mustafin dhe pastasj ta lëshojë Kabakun të transferohet në Anfield.

Sipas lajmit, Mustafi mund të transferohet tek Schalke si lojtar i lirë me parametra zero./Lajmi.net/