Mustafa reagon ndaj ministres Hajdari: Nuk arsyetohet tentimi për fshehje, a jeni njerëz ju?

Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e LDK-së, Besian Mustafa, ka reaguar në lidhje me aksidentin e sotëm ku ministrja Rozeta Hajdari, thuhet se goditi me veturë një fëmijë.

Lajme

10/04/2022 22:08

Mustafa përmes një publikimi në Facebook, shkroi se institucionet po tentojnë ta fshehin rastin, transmeton lajmi.net.

Ai tha se momente pakujdesie mund t’i ndodhin gjithkujt, por nuk arsyetohet tentimi për fshehje.

Reagimi i plotë:

A jeni në tokë të bukës, hej?!

Ministrja shkelë me veturë një vajzë 9 vjeçare midis Prishtinës dhe të gjitha institucionet po tentojnë ta fshehin rastin, ndërsa ajo vazhdon me qenë ministre.

Momente pakujdesie mund t’i ndodhin çdokujt, por nuk arsyetohet tentimi për fshehje. Nuk fshihet kjo!

A keni fytyrë? A keni marre? A keni ndërgjegje? A jeni njerëz ju, more hej?!./Lajmi.net/