Mustafa në Bondsteel, bashkëbisedon me ushtarët
Ministri në detyrë i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Besian Mustafa vizitoi kampin ushtarak Bondsteel ku bashkëbisedoi me ushtarët në këtë kamp.
Lajme
Gjatë këtij takimi, ushtarët amerikan patën rastin të njoftohen me zhvillimet në sektorin e bujqësisë, punët që janë kryer deri tani si dhe për planet e së ardhmes në këtë sektor.
Mustafa informoi të pranishmit se si ai i është qasur sfidave që i ka hasur në bujqësi.
“Për një periudhë të shkurtër kohore arrita t’a stabilizoj financiarisht Ministrinë e Bujqësisë, duke e eliminuar borxhin që kishte ministria ndaj fermerëve dhe njëkohësisht bëra që fermerët të kenë mjete të sigurta financiare për t’i kryer obligimet që kanë”, u shpreh ministri Mustafa, duke shtuar se, sfiduese ka qenë periudha e mbylljes shkaku i pandemisë Covid-19 të cilës Ministria i’u kundëpërgjigj me pagesë dy herë të subvencioneve.
Mustafa, i ftuar nga komanda në Bondsteel, foli edhe rreth institucioneve dhe popullsisë në Kosovë, që t’i familiarizojë miqtë amerikan me Kosovën.
Qëllim tjetër i takimit, ishte edhe zhvillimi dhe thellimi i miqësisë dhe partneritetit mes Kosovës dhe SHBA-ve.