Mustafa Nano: Kjo që bën Albin Kurti në Tiranë, është marrëzi

Analisti Mustafa Nano foli sot për fushatën mazhorancë-opozitë deri më tani dhe premtimet përkatëse të secilit.

Lajme

13/04/2021 09:10

I ftuar në studion e lajmeve të MCN TV, Nano vlerësoi fushatën e Edi Ramës si të pritshme me përurime, të kreut të PD Lulzim Basha si të mirë, ndërkohë që cilësoi atë të presidentit Ilir Meta si më të keqen.

Lidhur me premtimet e liderëve të partive kryesore në vend gjatë fushatës, Nano tha: “Besoj që ndikimi është i vogël, por gjesti është antipatik.

Rama tha që ne jo vetëm do ecim me vaksinat, por do bëjë një fabrikë vaksinash, ky premtim më kërcet pak. Basha kudo që shkon bën premtime të veçanta, do ul këtë ose do ngre atë, ka qindra premtime dhe po t’i mbledhësh nuk paguhet dot si faturë”.

Nano, ndalemi fillimisht te verifikimet që ka nisur SPAK, për përdorimin e të dhënave për fushatë. Presidenti thotë se është vepër e PS, nga frika e humbjes. Ju si mendoni? A po përdoren realisht të dhënat?

Unë kam folur edhe me të tjerë sepse si zhurmë më tërhoqi dhe rezultoi ajo që prisja. As ata nuk dinin se si funksiononte kjo akuzë. Si mund të përdoren të dhënat, cila është hilja, si bëhen faktor këto të dhëna. Se kam të qartë. Partitë këtu janë shumë të informuara, dinë çdo gjë në lidhje me ne, ky është informacion që ata e kanë. Këtë bisedë ndoshta do ta bëjmë pasi të dalë ndonjë informacion më tepër. Nuk e kam të qartë se si mund të përdoren për funksione elektorale.

Dje pame deputete te VV te ishin prezent ne protestën që u mbaj kundër një HEC-i në Lezhë. P-se kjo prezencë e shtuar e VV sipas jush?

Kjo është një nga herët e pakta kur Kurtin e shoh në pozita iracionale. Ai sapo ka fituar zgjedhjet në Kosovë dhe ka një mandat katërvjeçar dhe të qeveris Kosovën është më e vështirë se sa të qeverisësh Shqipërinë, Një njeri që hap lojën dhe zhvillon maninë për të qeverisur edhe një vend tjetër me duket një marrëzi. Do kisha dëshirë të ma sqaronte këtë punë. Ai ka dhënë prova se është lider i mirë i opozitës, të japë prova dhe pastaj vazhdo me këtë gjë.

Si po e shihini fushatën mazhorancë-opozitë deri më tani? A po teprohet me premtimet? 

Besoj që ndikimi është i vogël, por gjesti është antipatik. Rama tha që ne jo vetëm do ecim me vaksinat, por do bëjë një fabrikë vaksinash, ky premtim më kërcet pak. Basha kudo që shkon bën premtime të veçanta, do ul këtë ose do ngre atë, ka qindra premtime dhe po t’i mbledhësh nuk paguhet dot si faturë.

Po si profile?

Unë e kam pritur që Rama do merrej me përurime, Basha do premtonte lehtë për të mos pasur fushatë qesharake. Rama po fokusohet te gjërat që ka arritur apo ato që janë në përfundim. Kurse Basha bën premtime njëra pas tjetrës. Ai këtë fushatë e ka bërë mirë kjo duhet thënë dhe fushatën më të keqe e ka bërë Meta.  Dy partitë e mëdha më duken më të fokusuara në fushatë se sa LSI.