Mustafa kritikon qëndrimet e fundit të LDK-së: Mungon sjellja serioze dhe veprimet e qarta

Ish kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, ka kritikuar qëndrimet e fundit të partisë, duke vënë në pah mungesën e sjelljes serioze dhe veprimeve të qarta në zhvillimet e fundit politike. Mustafa ka theksuar se LDK-ja duhet të ruajë standardet e saj politike, pavarësisht nëse fiton apo humb zgjedhjet. “LDK meriton sjellje serioze…

Lajme

14/01/2026 18:21

Ish kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, ka kritikuar qëndrimet e fundit të partisë, duke vënë në pah mungesën e sjelljes serioze dhe veprimeve të qarta në zhvillimet e fundit politike.

Mustafa ka theksuar se LDK-ja duhet të ruajë standardet e saj politike, pavarësisht nëse fiton apo humb zgjedhjet.

“LDK meriton sjellje serioze dhe veprime të qarta edhe kur fiton edhe kur humb. Në këto zhvillimet e fundit akoma s’po shoh sjellje serioze e qëndrime të qarta, të cilat ia vlejnë të komentohen”, përfundoi Mustafa për GazetaBlic.