Mustafa komenton protestën, thotë se Jabllanoviq nuk është problemi më i madh që ka Kosova

Kreu i Qeverisë së Kosovës, Isa Mustafa, duke komentuar protestën në Prishtinë, ka thënë se është e drejtë e qytetarëve të reagojnë, por ka thënë se Jabllanoviq nuk është problemi më i madh me të cilin po ballafaqohet aktualisht Kosova.

Lajme

24/01/2015 14:42

Kryeministri i Kosovës Isa Mustafa, ka komentuar nga Peja  protestën e sotme, e cila po mbahet në Prishtinë.

Ai ka thënë se protesta është e drejt e qytetarëve për të reaguar, duke shtuar se Jabllanoviq nuk është problemi më i madh që ka Kosova.

“Protesta është e drejtë e reagimit qytetar, ndërsa unë konsiderojë se të gjitha çështjet ne do t’i zgjidhim në bazë të programit qeveritar”.

“Ministri Jabllanoviq nuk është problemi më i madh i Kosovës”, ka thënë Mustafa, raporton TV Dukagjini.

Këto komete ai i ka bërë gjatë vizitës në Pejë në shënimin e 25 vjetorit të themelimit të degës së kësaj partie në këtë qytet.