Mustafa jep arsyet për shtyrjen e seancës për Specialen

Kryeministri Isa Mustafa ka thënë se rekomandimet e ardhura nga Bashkimi Evropian e kanë shtyrë Kuvendin që të shtyjë seancën për votimin e Gjykatës Speciale.

Lajme

29/05/2015 19:55

Sipas tij rekomandimet kanë ardhur të enjten në mbrëmje dhe se këto draftligje duhet të përkthehen dhe që marrin shumë kohë, raporton RTK.

Sipas kryeministrit këto rekomandime kanë ardhur nga përfaqësuesja e lartë e Bashkimit Evropian Federica Mogherini.

Mustafa mohon se koalicioni ka krizë votash dhe ka paralajmëruar se javën që vjen do të ketë takim me shefat e të gjitha grupeve parlamentare.

Kryeministri Mustafa, duket të jetë në një linjë me Partinë Demorktaike të Ksoovës, sa i përket arsyetimit për shtyrjen e seancës së sotme të Kuvendit të Kosovës në të cilen ishte paraparë që të votoheshin ndryshimet kushtetuese që do t’i hapnin rrugë themelimit të Gjykatës Speciale.