Mustafa ia bënë të qartë Haxhi Arifit, s’ka rritje pagash

Rritje të pagave për 25 për qind, ashtu siç ishte premtuar për shërbyesit publikë, nuk do të ketë. Ky ë i ka është lajmi që Kryeministri Isa Mustafa, ia kumtoi kreut të BSPK-së, Haxhi Arifit.

Lajme

30/12/2014 15:43

Kryeministri Isa Mustafa edhe një herë ka konfirmuar se nuk do të ketë ngritje të pagave për shërbyesit civil.

Këtë gjë sot ja ka bërë të ditur edhe kryetarit të Bashkimit të Sindikatave të Pavaruar të Kosovës (BSPK), Haxhi Arifit.

Sipas një njoftim të Qeverisë së Kosovës, kryeministri gjatë takimit që ka zhvilluar sot me kreun e BSPK-së, ka thënë se përkundër dëshirës që ti plotësojë kërkesat e sindikatave një gjë e tillë është e pa mundur.

“Përkundër dëshirës për të akomoduar kërkesat e sindikatave, mundësitë aktuale buxhetore janë të limituara. Duhet trajtim i drejtë sektorial i të gjithë punonjësve në Kosovë pasi që aktualisht ka humbur konkurrenca për vende pune në mes të sektorit publik dhe privat”, thuhet në njoftim .

Në këtë takim kryeministri Mustafa, njoftoi përfaqësuesit e sindikatave mbi buxhetin për vitin 2015 dhe shkurtimet që janë bërë në shpenzime të shumë agjencive buxhetore si dhe shpenzimeve të tjera të Qeverisë së Republikës së Kosovës me qëllim të krijimit të hapësirës për mbulimin e obligimeve që dalin nga Kontrata Kolektive.