Mustafa harron premtimin për flamurin Dardan (Video)
Kryetari aktual i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, saktësisht dy vite më parë u kishte premtuar qytetarëve të Kosovës se në rast se emërohet ne krye të Qeverisë, do të ketë ndryshime në simbolet shtetërorë.

Lajme
“Istogu ia dha Kosovës Presidentin Rugova, ia dha edhe Fadil Feratin. Ne do t’ia kthejmë Kosovës himnin “Kur ka ra kushtrimi n’Kosovë” dhe flamurin e Dardanisë”. Kështu kishte premtuar Mustafa gjatë takimit me strukturat e LDK-së dhe qytetarët në Istog.
18 muaj pasi ka marrë drejtimin e Qeverisë, Isa Mustafa nuk e ka bërë asnjë lëvizje për jetësimin e këtij premtimi. Në Qeverisë e Kosovës, nuk kanë treguar gatishmëri t’i përgjigjen interesimit të televizionit përkitazi më këtë çështje, njofton gazetatribuna.
E mospërmbushjen e këtij premtimi, nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Haki Rugova e ndërlidh më situatën aktuale politike.
