Mustafa: Gjykata Speciale ishte një padrejtësi e madhe, është koha për ta përmbyllur atë
Ish-komandanti i UÇK-së për Zonën Operative të Llapit, Rrustem Mustafa ka thënë se Gjykata Speciale ishte një padrejtësi e madhe kundër vetë çlirimit të Kosovës, dhe se është koha për ta përmbyllur atë. Ai ka thënë se ajo duhet përmbyllur që të dëshmojmë se jemi në gjendje të dalim nga gremina ku kemi rrëshqitur, për…
Lajme
Ish-komandanti i UÇK-së për Zonën Operative të Llapit, Rrustem Mustafa ka thënë se Gjykata Speciale ishte një padrejtësi e madhe kundër vetë çlirimit të Kosovës, dhe se është koha për ta përmbyllur atë.
Ai ka thënë se ajo duhet përmbyllur që të dëshmojmë se jemi në gjendje të dalim nga gremina ku kemi rrëshqitur, për shkak të shpifjeve, intrigave dhe skenarëve që janë ushqyer me vite nga të tjerët.
“Ata, me keqdashjen e tyre, kanë përfunduar vetë në mjerim moral e politik, ndërsa neve na kanë mbajtur peng, na kanë sorollatur, sikur ta kishin për mision ta dëshmojnë paaftësinë tonë”, ka shkruar Mustafa.
Ai ka thënë se sot e vërteta po del në dritë, se Gjykata Speciale ishte padrejtësi e porositur.
“Është koha të flasim me dinjitet, me vetëdije dhe me guxim për të vërtetën tonë. Kosova nuk mund të mbetet peng i shpifjeve të fabrikuara dhe drejtësisë selektive. Jemi vendi i një lufte të pastër, dhe e ardhmja jonë s’mund të ndërtohet mbi padrejtësi”, ka shtuar Mustafa. /Lajmi.net/
Postimi i plotë: