Musliu shpreh shqetësimin e saj për zbulimin e zyrtarëve të AKI-së: Mund të rrezikoj jetën e tyre
Kryetarja e Komisionit Parlamentar për Mbikëqyrjen e AKl-së, ka shprehur shqetësimin e saj lidhur me publikimin e identitetit të pozitave të disa zyrtarëve të Agjencisë duke konsideruar si veprim të dëmshëm dhe pengesë për punë profesionale. Musliu përmes një postimi në rrjetin social Facebook ka kërkuar nga drejtori i AKI-së Petrit Ajeti që të jenë…

Lajme
Kryetarja e Komisionit Parlamentar për Mbikëqyrjen e AKl-së, ka shprehur shqetësimin e saj lidhur me publikimin e identitetit të pozitave të disa zyrtarëve të Agjencisë duke konsideruar si veprim të dëmshëm dhe pengesë për punë profesionale.
Musliu përmes një postimi në rrjetin social Facebook ka kërkuar nga drejtori i AKI-së Petrit Ajeti që të jenë më jenë më të kujdesshëm, të përgjegjshëm e mbi të gjitha profesional në punën e tyre.
Ajo ka thënë se zbulimi i paautorizuar i identitetit tê zyrtarëve te AKI-se dhe informacioneve tjera te ndjeshme, përveç që paraqet shkelje ligjore, është edhe pengesë për operacionet e AKI-së e ku në disa raste edhe mund të rrezikoj jetën zyrtarëve të saj.
“Komisioni falënderon mediat për bashkëpunim duke çmuar lart rolin e mediave për te mbajtur të informuar opinionin publik , por kërkon nga qytetarët dhe mediat, qe te jene te vëmendshme dhe te tregojnë kujdes, kur raportojnë apo komentojnë çështje te ndjeshme ge përfshijnë punonjësit dhe metodat e punës se AKI-se, meqë kjo mund ta komprometoje sigurinë dhe efikasitetin e operacioneve të AKI-së”, ka shkruar Musliu.
Ndër të tjera Musliu u shpreh se komisioni mbetet i përkushtuar për mbikëqyrjen efikase te AKI-së.
“Komisioni mbetet i përkushtuar për mbikëqyrjen efikase te AKI-se dhe thekson se AKI-ja dhe institucionet tjera në Kosovë janë të obliguara të bashkëpunojnë dhe ndihmojnë njëra-tjetrën në kryerjen e detyrave të tyre dhe të koordinojnë aktivitetet brenda kompetencave të veta, në harmoni me ligjet dhe rregulloret në fuqi në lidhje me mbrojtjen e burimeve, metodave dhe informacionit tjetër të klasifikuar”, ka përfunduar Musliu. /Lajmi.net/