Shqiptari kapet duke vozitur në kah të kundërt në Zvicër, policia i gjen dhjetëra gramë kok*ainë

Një 24-vjeçar, shtetas shqiptar me banim në Shqipëri, është arrestuar nga Policia kantonale e Ticinos në Zvicër. Ngjarja ka ndodhur të enjten, më 19 nëntor, në Arbedo, pasi i riu është kapur duke drejtuar automjetin e tij në drejtim të kundërt në pjesën e daljes së autostradës A2, shkruajnë mediat zvicerane. Pas ndalimit nga një…

Lajme

23/11/2026 19:40

Një 24-vjeçar, shtetas shqiptar me banim në Shqipëri, është arrestuar nga Policia kantonale e Ticinos në Zvicër.

Ngjarja ka ndodhur të enjten, më 19 nëntor, në Arbedo, pasi i riu është kapur duke drejtuar automjetin e tij në drejtim të kundërt në pjesën e daljes së autostradës A2, shkruajnë mediat zvicerane.

Pas ndalimit nga një patrullë e Policisë kantonale, autoritetet kanë ushtruar kontrolle në automjetin me targa ticinese dhe në një apartament në zonën e Luganos, ku i riu po qëndronte.

Gjatë këtyre kontrolleve, policia ka gjetur disa dhjetëra gramë kokainë, si dhe një sasi parash në franga zvicerane dhe euro.

Në operacionin e zhvilluar për arrestimin e 24-vjeçarit ka bashkëpunuar edhe Shërbimi antidrogë i Policisë së qytetit të Luganos. Njoftimi për arrestimin është bërë publik të hënën, më 23 nëntor, nga Ministria Publike dhe Policia kantonale.

Aktualisht, ndaj të riut rëndojnë dyshimet për kryerjen e veprave penale të shkeljes së rëndë të Ligjit federal për narkotikët dhe shkeljes së Ligjit federal për qarkullimin rrugor.

Hetimet për këtë rast po koordinohen nga prokurori publik, Roberto Ruggeri.