“PDK-ja nuk është pjesë e asnjë marrëveshjeje dhe këtë e ka bërë të qartë edhe kryetari i partisë”, ka deklaruar Musliu-Shoshi.
Ajo ka theksuar se PDK-ja nuk pranon të trajtohet si një numër në proceset politike, duke kërkuar përgjegjësi nga ata që janë të përfshirë në negociata.
“Ne nuk jemi këtu për t’u trajtuar si numër. Ata që po negociojnë, e kanë për obligim t’u japin përgjigje qytetarëve”, ka thënë ajo.
Musliu-Shoshi ka përsëritur se PDK-ja do të vazhdojë t’u qëndrojë vendimeve dhe parimeve të saj.
“Ne i qëndrojmë vendimeve dhe parimeve tona”, ka përfunduar deputetja e PDK-së.