Musliu-Shoshi: Kushtetuta është detyrim, jo opsion – VV po e mban shtetin peng

Deputetja e PDK-së, Ariana Musliu-Shoshi, ka reaguar pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese për krizën në Kuvend, duke e quajtur të qartë dhe të domosdoshëm për zhbllokimin e institucioneve. Ajo akuzon VV-në për vendosjen e partisë mbi shtetin dhe paralizimin e Kuvendit për interesa të pushtetit, transmeton lajmi.net Postimi i plotë:  Vendimi i Gjykatës Kushtetuese për…

Lajme

09/08/2025 16:46

Deputetja e PDK-së, Ariana Musliu-Shoshi, ka reaguar pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese për krizën në Kuvend, duke e quajtur të qartë dhe të domosdoshëm për zhbllokimin e institucioneve.

Ajo akuzon VV-në për vendosjen e partisë mbi shtetin dhe paralizimin e Kuvendit për interesa të pushtetit, transmeton lajmi.net

Postimi i plotë: 

Vendimi i Gjykatës Kushtetuese për krizën politike në Kuvend është i qartë: mbi Kushtetutë nuk ka parti, nuk ka individ dhe nuk ka mandat politik që lejon shkeljen e saj.
Ky vendim hap rrugën për zhbllokimin e institucioneve që Albin Kurti dhe LVV i kanë mbajtur peng për muaj të tërë, duke paralizuar punën e Kuvendit, bllokuar ligjet e rëndësishme dhe penguar mbikëqyrjen demokratike të qeverisë.
Sot, duke kundërshtuar vendimin e Gjykatës Kushtetuese për zhbllokimin e Kuvendit, LVV po e vendos partinë mbi shtetin dhe interesin e ngushtë mbi interesin kombëtar. Ky është mentalitet autokratik që po e shtyn Kosovën drejt krizës së përhershme.
Kushtetuta nuk është opsion, është detyrim! Kush nuk e pranon, nuk ka vend në udhëheqjen e institucioneve të Republikës.
Kosova ka nevojë për qeverisje që respekton ligjin dhe punon për qytetarin e jo për një pushtet që e përdor krizën si mjet për të mbajtur kolltukun./lajmi.net/