Musliu-Shoshi: Bankat në Kosovë nuk po i respektojnë vendimet e qeverisë dhe BQK-së

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ariana Musliu-Shoshi nëpërmjet një postimi në Facebook ka thënë se po merr ankesa të shumta nga qytetarët për bankat e Kosovës.

Lajme

27/03/2020 20:31

Ajo thotë se bankat nuk po e respektojnë vendimin e BQK-së.

Disa banka sipas saj janë duke aplikuar interesa ndëshkuese dhe masa të tjera në kundërshtim me vendimin e BQK-së dhe njoftimet e Ministrisë së Financave.

Më tutje, Musliu-Shoshi ka kërkuar nga BQK dhe qeveria t’i ndërmarrë masat e nevojshme.