Musliu: Prej kujt po tutesh që po mbani seanca natën?

Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu ia ka parashtruar një pyetje kryeministrit Albin Kurti për seancën që u thirrë sonte. “Prej kujt po tutesh që po mbani seanca natën?”, tha ajo, duke ironizuar me deklaratën e dikurshme të Kurtit si opozitar. Ajo shtoi se përkundër që është duke marrë pjesë në seancë, nuk ka marrë ftesë…

Lajme

05/03/2026 21:29

Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu ia ka parashtruar një pyetje kryeministrit Albin Kurti për seancën që u thirrë sonte.

“Prej kujt po tutesh që po mbani seanca natën?”, tha ajo, duke ironizuar me deklaratën e dikurshme të Kurtit si opozitar.

Ajo shtoi se përkundër që është duke marrë pjesë në seancë, nuk ka marrë ftesë siç e përcakton protokolli.

“Hala s’kam pranuar ftesë për me marrë pjesë në seancë. Nuk kemi marrë askush ftesë siç e përcakton protokolli i Kuvendit.”, tha ajo.

Ajo shtoi se kjo seancë nuk është e jashtëzakonshme sepse asgjë e jashtëzakonshme nuk është duke ndodhur. Musliu shtoi se Kurti për dy javë tentoi të krijoj pushtet totalitar në Kosovë.

Në fund, kryetarja e Kuvendit, Albulena Haxhiu ia ndaloi fjalën me arsyetimin se doli jashtë rendit të ditës./lajmi.net/