Musliu optimiste për Thaçin dhe ish-krerët e UÇK-së: Më 16 shtator pres të dalin faqebardhë

Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu, ka shprehur optimizëm për ish-presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi, dhe ish-pjesëtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës që po përballen me procesin gjyqësor në Gjykatën Speciale. Musliu ka deklaruar se pret që më 16 shtator, ish-krerët e UÇK-së të dalin të pafajshëm dhe “faqebardhë” nga vendimi i Gjykatës Speciale. Ajo ka…

Lajme

18/08/2026 15:31

Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu, ka shprehur optimizëm për ish-presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi, dhe ish-pjesëtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës që po përballen me procesin gjyqësor në Gjykatën Speciale.

Musliu ka deklaruar se pret që më 16 shtator, ish-krerët e UÇK-së të dalin të pafajshëm dhe “faqebardhë” nga vendimi i Gjykatës Speciale.

Ajo ka thënë se, në rast të kthimit të Hashim Thaçit në Kosovë, frikë duhet të kenë, sipas saj, vetëm kundërshtarët e Kosovës.

“Armiqtë e Kosovës janë frikësuar sa të ketë frymë presidenti Thaçi”, ka deklaruar Musliu.

Deklaratat e deputetes së PDK-së vijnë në prag të vendimit të Gjykatës Speciale, i cili pritet të përcillet me interes të madh në Kosovë, veçanërisht për shkak të procesit gjyqësor ndaj ish-krerëve të UÇK-së.