Musliu: Kur ndalet PDK-ja, ndalet edhe Kosova
Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Ganimete Musliu, ka reaguar përmes një postimi, duke vlerësuar se aktivizimi i partisë së saj ka rikthyer vëmendjen e aktorëve politikë drejt saj. Musliu ka deklaruar se mobilizimi i PDK-së po ndikon në zhvillimet politike në vend, ndërsa ka përdorur një gjuhë të drejtpërdrejtë ndaj kundërshtarëve politikë, transmeton…
Lajme
Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Ganimete Musliu, ka reaguar përmes një postimi, duke vlerësuar se aktivizimi i partisë së saj ka rikthyer vëmendjen e aktorëve politikë drejt saj.
Musliu ka deklaruar se mobilizimi i PDK-së po ndikon në zhvillimet politike në vend, ndërsa ka përdorur një gjuhë të drejtpërdrejtë ndaj kundërshtarëve politikë, transmeton lajmi.net.
“Aktivizimi i PDK-së mjaftoi që të gjitha marionetat të kthehen nga ne! Kur ndalet PDK-ja, ndalet edhe Kosova. Ata e dinë mirë se kur mobilizohet PDK-ja, Kosova ecën përpara”, ka shkruar ajo.
Në reagimin e saj, deputetja e PDK-së ka pretenduar se partia është penguar padrejtësisht për gati gjashtë vjet, duke theksuar se, pavarësisht kësaj, ajo vazhdon të mbetet një forcë e rëndësishme politike.
Musliu ka nënvizuar se PDK-ja ka një histori të gjatë politike dhe se, sipas saj, mobilizimi i kësaj partie e rikthen atë në qendër të zhvillimeve politike në Kosovë.
“Por PDK-ja nuk ndalet! Ajo është forcë politike me histori, me qëndresë dhe me njerëz që nuk dorëzohen. Sepse PDK-ja nuk është thjesht një parti politike. Është një forcë që, sa herë mobilizohet, rikthehet në qendër të zhvillimeve politike në Kosovë, e Kosovën e kthen në qendër të agjendës evropiane”, është shprehur Musliu./lajmi.net/