Musliu kritikon hedhjen e gazit lotsjellës nga Policia, kërkon maturi nga ta dhe qytetarët
Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu po qëndron bashkë me të tjerët e kësaj partie dhe Aleancës brenda Kuvendit të Kosovës, derisa jashtë situata ka eskaluar. Ajo ka thënë se ndjen keqardhje për gazin e shumtë që është shpërndarë para protestuesve dhe i ka inkurajuar Policinë të ketë maturi ndaj qytetarëve ndërsa qytetarët i ka ftuar…
Lajme
Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu po qëndron bashkë me të tjerët e kësaj partie dhe Aleancës brenda Kuvendit të Kosovës, derisa jashtë situata ka eskaluar.
Ajo ka thënë se ndjen keqardhje për gazin e shumtë që është shpërndarë para protestuesve dhe i ka inkurajuar Policinë të ketë maturi ndaj qytetarëve ndërsa qytetarët i ka ftuar për respektë ndaj Policisë.
“Prandaj, dy palët i ftoj për maturi ndaj njëra tjetrës, sepse proltestuesit kanë të drejtë të protestojnë por edhe Policisë për të mbajtur rendin demokratik. Megjithatë, masat e tepërta të gazoit lotsjellës janë të panevojshme por nuk dua të konstatoj atë që u pa sepse gazi lotsjellës është futur edhe në ambientet e Kuvendit. Kjo tregon se është hedh shumë gaz lotsjellës dhe ajri e ka pru edhe në ambientet e Kuvendit. Ne jemi brenda Kuvendit deputetët e PDK-së dhe Aleancës, ata që kanë dal me masa të Policisë janë deputetët e VV-së dhe ministrat e Qeverisë.”, ka thënë Musliu për Dukagjini. /Lajmi.net/