Musliu falenderon të gjithë për angazhimin që seanca e djeshme doli e suksesshme: Të gjithë për një, një për të gjithë, për UÇK-në
Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu ka shkruar pasi dje në Kuvendin e Kosovës është votuar Ligji për Dhomat e Specilizuara dhe është zgjedhur Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka Pula. Ajo ka thënë se mbrëmë ka folur qëndresa. “Pas këtyre dy vendimeve qëndrojnë ditë e net të tëra pune, përballjeje dhe qëndrese. Prandaj sot dua t’ju…
Lajme
Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu ka shkruar pasi dje në Kuvendin e Kosovës është votuar Ligji për Dhomat e Specilizuara dhe është zgjedhur Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka Pula.
Ajo ka thënë se mbrëmë ka folur qëndresa.
“Pas këtyre dy vendimeve qëndrojnë ditë e net të tëra pune, përballjeje dhe qëndrese. Prandaj sot dua t’ju them: FALEMINDERIT! Faleminderit mijëra qytetarëve që për tri javë rresht qëndruan në shesh. Në shi. Në të ftohtë. Ditë e natë. Pa u dorëzuar. Pa u frikësuar. Pa e harruar asnjëherë arsyen pse ishin aty”, ka shkruar Musliu.
Ajo ka thënë se tri javë qëndresë nuk mund të fshihen me një votim.
“Në ato tri javë pamë lot, mërzi, mallëngjim e zhgënjim, por mbi të gjitha pamë edhe një herë qëndresën, dinjitetin , krenarinë dhe mosdorëzimin e popullit tonë për liri dhe drejtësi. Ato tri javë janë tash pjesë e historisë së këtij procesi. Deputetët e PDK-së, u dëshmuan për kontributin e tyre dhe për qëndrimin e përbashkët e të palëkundur: Të gjithë për një, një për të gjithë, për UÇK-në dhe për krerët e saj që padrejtësisht po qëndrojnë në Hagë”, ka shkruar Musliu.
Ajo ka falenderuar veçanërisht kryetarin e Partisë Bedri Hamzën, për angazhimin, qëndrueshmërinë dhe punën e palodhshme gjatë këtij procesi aspak të lehtë.
Musliu ka thënë se Bedri Hamza dëshmoi se lidershipi nuk matet me zhurmë, me populizem e me patetizma, por me urtësi, maturi, përgjegjësi dhe qëndrueshmëri.
“Mbrëmë u morën dy vendime të rëndësishme. Sot fillon përgjegjësia. Përgjegjësia për ta mbrojtur Republikën, Kushtetutën, demokracinë dhe institucionet e saj sepse: pushtetet ndryshojnë, mandatet mbarojnë, politikanët i selekton koha. Republika mbetet. Dhe nëse këto tri javë na mësuan diçka, është kjo: Kur qytetari ngrihet dhe nuk dorëzohet, zëri i tij nuk mund të anashkalohet. Mbrëmë u votua ligji. Por ajo që nuk duhet harruar kurrë është kush qëndroi për të. RROFTË DEMOKRACIA! RROFTË REPUBLIKA E KOSOVËS! RROFTË UÇK-ja”, ka shtuar Musliu. /Lajmi.net/
Postimi i plotë: