Raportohet se një tjetër ushtar i FSK-së është lënduar rëndë nga shpërthimi i municionit brenda ar*mës
Pavarësisht paralajmërimeve të mëhershme, një tjetër ushtar i FSK-së është lënduar nga shpërthimi i municionit brenda armës. Burimet e VOX Kosova kanë bërë të ditur se sot (e hënë), në Babaj të Bokës, është lënduar rëndë një pjesëtar tjetër i Ushtrisë së Kosovës. Fillimisht, ai është dërguar për trajtim në Spitalin e Gjakovës, por për…
Lajme
Pavarësisht paralajmërimeve të mëhershme, një tjetër ushtar i FSK-së është lënduar nga shpërthimi i municionit brenda armës.
Burimet e VOX Kosova kanë bërë të ditur se sot (e hënë), në Babaj të Bokës, është lënduar rëndë një pjesëtar tjetër i Ushtrisë së Kosovës.
Fillimisht, ai është dërguar për trajtim në Spitalin e Gjakovës, por për shkak të rëndimit të gjendjes shëndetësore, aktualisht po trajtohet në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), në Prishtinë.
Sipas informatave, si pasojë e shpërthimit të municionit brenda armës, dy copa të gëzhojës i kanë mbetur në kofshë.
Lajmi.net, do t’ju mbajë të informuar për rastin, posa të ketë një konfirmim zyrtar nga Klinika Emergjente.