Mushkolaj për “pazaret” e Kurtit me pozitën e kryeparlamentarit: Tash po bojka që Albulena mos me qenë kryetare dhe posti me i taku një partie opozitare
Analisti i njohur, Imer Mushkolaj me anë të një postimi ka kritikuar ashpër tentimet e kryeministrit, Albin Kurti për të bërë “pazare” me pozitat e larta shtetërore, vetëm e vetëm për të siguruar që VV do ta ketë pozitën e presidentit. Mushkolaj kujtoi vitin e kaluar kur Kurti e cilësonte jetike që kryetare e Parlamentit…
Lajme
Analisti i njohur, Imer Mushkolaj me anë të një postimi ka kritikuar ashpër tentimet e kryeministrit, Albin Kurti për të bërë “pazare” me pozitat e larta shtetërore, vetëm e vetëm për të siguruar që VV do ta ketë pozitën e presidentit.
Mushkolaj kujtoi vitin e kaluar kur Kurti e cilësonte jetike që kryetare e Parlamentit të jetë Albulena Haxhiu, kurse tash nuk po e ka problem që këtë pozitë të ua ofroi partive opozitare, transmeton lajmi.net.
“Dmth. tash po bojka që Albulena mos me qenë kryetare dhe posti me i taku një partie opozitare. Çfarë loje e fëlliqtë”, shkroi Mushkolaj ndër të tjera.
Postimi i plotë:
Vitin e kaluar kriza politike zgjati me muaj të tërë, sepse Vetëvendosja e konsideronte jetike zgjedhjen e Albulena Haxhiut kryeparlamentare, duke thënë se posti i takonte partisë fituese. Tash, të njëjtin post “shumë të rëndësishëm”, Albin Kurti po ua ofron PDK’së e LDK’së. Dmth. tash po bojka që Albulena mos me qenë kryetare dhe posti me i taku një partie opozitare. Çfarë loje e fëlliqtë. Qr./lajmi.net/