Mushkolaj nuk u certifikua nga KQZ, PDK prezanton Jetmir Prekallën si kandidat për kryetar të Komunës së Deçanit
Partia Demokratike e Kosovës, ka prezantuar kandidatin e tyre për kryetar të Komunës së Deçanit, pasi kandidati që kanë prezantuar më parë, Korab Mushkolaj nuk u certifikua nga KQZ. Sipas KQZ, ai nuk mund të certifikohej pasi është anëtar i shërbimit të jashtëm. Garës për kryetar të Deçanit i është bashkuar Jetmir Prekalla. Ky i…

Lajme
Partia Demokratike e Kosovës, ka prezantuar kandidatin e tyre për kryetar të Komunës së Deçanit, pasi kandidati që kanë prezantuar më parë, Korab Mushkolaj nuk u certifikua nga KQZ.
Sipas KQZ, ai nuk mund të certifikohej pasi është anëtar i shërbimit të jashtëm.
Garës për kryetar të Deçanit i është bashkuar Jetmir Prekalla.
Ky i fundit përmes një postimi në Facebook, ka falënderuar partinë për besimin.
Ai ka shtuar se vizioni i tij për komunën bazohet në pesë shtylla kryesore: zhvillim ekonomik e infrastrukturor, shërbime komunale efikase, investim në arsim, rini e kulturë, shëndetësi më cilësore dhe mbrojtje të mjedisit.
Prekalla u bëri thirrje qytetarëve për përkrahje, duke bërë të qartë se synon ta bëjë Deçanin një komunë moderne, transparente dhe të drejtë për të gjithë. /Lajmi.net/
Postimi i tij i plotë në Facebook: