Mushkolaj: Gërvalla paska thënë se nuk është koha për dorëheqje, e vërtetë koha ka qenë dje, pardje, nuk është vonë as sot

Analisti politik Imer Mushkolaj ka reaguar pas deklaratës së ministres së Drejtësisë, Donika Gërvalla, e cila gjatë konferencës së sotme për media lidhur me rastin e vrasjes së Arlinda Zekajt ka thënë se nuk është koha për dorëheqje. Përmes një postimi, Mushkolaj i është kundërpërgjigjur ministres, duke thënë se koha për dorëheqje ka qenë edhe…

Lajme

30/10/2026 10:39

Analisti politik Imer Mushkolaj ka reaguar pas deklaratës së ministres së Drejtësisë, Donika Gërvalla, e cila gjatë konferencës së sotme për media lidhur me rastin e vrasjes së Arlinda Zekajt ka thënë se nuk është koha për dorëheqje.

Përmes një postimi, Mushkolaj i është kundërpërgjigjur ministres, duke thënë se koha për dorëheqje ka qenë edhe më herët, por se ajo mund të ndodhë edhe sot.

“Donika Gërvalla paska thënë se nuk është koha për dorëheqje. E vërtetë, Donikë. Koha ka qenë dje, pardje. Nuk është vonë as sot”, ka shkruar Mushkolaj./lajmi.net/