Plagoset një person në Rahovec, detaje nga rasti
Një tentim vrasje është raportuar të ketë ndodhur dje në Rahovec. Policia ka njoftuar se viktima mashkull ka kërkuar tretman mjekësor për shkak se sipas tij ishte plagosur me armë nga një person i panjohur. Viktima kishte pasur një plagë në kraharorin e djathtë i cili për tretman të mëtejmë mjekësor është dërguar në Spitalin…
Lajme
Një tentim vrasje është raportuar të ketë ndodhur dje në Rahovec.
Policia ka njoftuar se viktima mashkull ka kërkuar tretman mjekësor për shkak se sipas tij ishte plagosur me armë nga një person i panjohur.
Viktima kishte pasur një plagë në kraharorin e djathtë i cili për tretman të mëtejmë mjekësor është dërguar në Spitalin Rajonal në Gjakovë dhe sipas mjekut gjendja e tij shëndetësore është jashtë rrezikut për jetë.
Njësitë relevante të policisë kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe nuk është gjetur ndonjë dëshmi. Për rastin është njoftuar prokurori, rasti është duke u hetuar./Lajmi.net/