Murray shkatërron përfundimisht Gjokoviçin
Andy Murray është fitues i ‘Masters Cup’ të Londrës.

Sport
Britaniku ka mposhtur në finale serbin Novak Gjokoviç 2:0 në sete (6:3, 6:4).
Murray pas kësaj fitore, rikonfirmohet në vendin e parë në renditjen botërore, dhe për herë të parë në karrierën e tij do ta mbyll vitin në këtë pozitë.
Gjokoviç ishte lojtari më i mirë në botë në katër vitet e fundit, derisa Murray këtë vit e zbriti nga froni.