Muriqi i dëshpëruar pas ndeshjes: Më dhimbset ekipi dhe i gjithë shteti

Kapiteni Vedat Muriqi nuk ka arritur t’i gjejë fjalët pas humbjes nga Turqia. Ai është shprehur shumë i dëshpëruar pas ndeshjes, megjithatë u shpreh optimist për të ardhmen e Kosovës. “Nuk e di, është shumë e vështirë, kemi luftuar prej ditës së parë. Më kujtohet humbja kundër Zvicrës kur menduam se nuk ka kthim por…

Sport

31/03/2026 23:25

Kapiteni Vedat Muriqi nuk ka arritur t’i gjejë fjalët pas humbjes nga Turqia.

Ai është shprehur shumë i dëshpëruar pas ndeshjes, megjithatë u shpreh optimist për të ardhmen e Kosovës.

“Nuk e di, është shumë e vështirë, kemi luftuar prej ditës së parë. Më kujtohet humbja kundër Zvicrës kur menduam se nuk ka kthim por ia nisëm me fitore erdhëm deri këtu. Thash edhe brenda se jam shumë krenar me futbollistët, jam shumë krenar me veten, fati nuk e deshti. Unë nuk e di a jam më, por lojtarët e rinjë kanë shumë potencial dhe futbollistët e ri kanë karrierën përpara. Jemi munduar dhe kemi pasur shumë raste, nuk po e di dhe nuk më vijnë fjalët, po më dhimbset i gjithë ekipi dhe i gjithë shtetit…. E gjithë kjo përkrahje”, ka thënë Muriqi.