Murati tha se e kanë “zbutë” papunsinë: PDK e demanton me shifra e statistika
Koordinatori për Financa në Kabinetin e Qeverisjes së Mirë të PDK-së, Arben Mustafa, i ka reaguar Ministrit të Financave, Hekuran Muratit, pas prezantimit të dhëna të punësimit të të rinjve. Mustafa u shpreh se në fund të vitit 2022, krahasuar me 2021, numri i të papunëve sipas ASK-së u zvogëlua për 38 mijë 298 persona,…
Lajme
Koordinatori për Financa në Kabinetin e Qeverisjes së Mirë të PDK-së, Arben Mustafa, i ka reaguar Ministrit të Financave, Hekuran Muratit, pas prezantimit të dhëna të punësimit të të rinjve.
Mustafa u shpreh se në fund të vitit 2022, krahasuar me 2021, numri i të papunëve sipas ASK-së u zvogëlua për 38 mijë 298 persona, mirëpo numri i të punësuarve, sipas tij, u shtua vetëm për 8 mijë 789 persona.
“Në fund të vitit 2022, krahasuar me 2021, numri i të papunëve sipas ASK-së u zvogëlua për 38,298 persona, mirëpo numri i të punësuarve u shtua vetëm për 8,789 persona”, ka shkruar ai.
Ai shtroi pyetjen se ku kanë mbetur ata 29 mijë 509 persona qe nuk po figurojnë më si të papunësuar, por as si të punësuar?
“Pra, shtrohet pyetja ku mbetën ata 29,509 persona qe nuk po figurojnë më si të papunësuar, por as si të punësuar?! Përgjigja më e mundshme është se ju kanë bashkëngjitur karvanit të migrimit sepse kanë humbur shpresat për një jetë më të mirë në Kosovë”.
“Në anën tjetër, Ministri i Financave po i paraqet disa statistika administrative të punësimit, të zbuluara nga vetë kjo Qeveri, sipas të cilave në Kosovë qenka duke lulëzu punësimi i të rinjve! Duke ndenjur i mbyllur në zyrë ndoshta edhe i beson këtij tregimi, por nuk besoj që do ti besonte nëse do të dilte nga pak prej zyrës dhe ta shihte dinamikën e ekonomisë së vendit. Mos të harrojmë, rritja ekonomike në periudhën e fundit është vetëm 2%”, shkroi ai.