Rama ekspozon protestuesit e dhunshëm: Me precedentë penalë dhe asnjë lidhje me universitetin
Kryeministri Edi Rama ka ekspozuar para ndjekësve në rrjtete sociale dhe qytetarëve fytyrat, moshën dhe inicialet e protestuesve të dhunshme gjatë këtyre ditëve të protestës. Sipas kreut të qeverisë asnjë prej tyre nuk është student por janë paguar nga krimi organizuar dhe forca të huaja që duan të përmbysin Shqipërinë. Rama paralajëmroi se nesër do…
Lajme
Kryeministri Edi Rama ka ekspozuar para ndjekësve në rrjtete sociale dhe qytetarëve fytyrat, moshën dhe inicialet e protestuesve të dhunshme gjatë këtyre ditëve të protestës. Sipas kreut të qeverisë asnjë prej tyre nuk është student por janë paguar nga krimi organizuar dhe forca të huaja që duan të përmbysin Shqipërinë. Rama paralajëmroi se nesër do të ekspozojë të tjera gjëra.
“Po, ndaj me ju pamje që do trondisin shumë kënd, është ruajtur konfidencialiteti në respekt të ligjit, të gjithë janë persona të ndaluar dhe subjekt i ligjit, u ndaluan në protestat e dhunshme dhe nuk janë student, nuk kanë asnjë lidhje me të gjithë ata student që nuk i janë bashkuar kësaj dallge terrori urban por që qëndrojnë në një front proteste.
Përmes instagramit dhe Tik Tok e mbështesin se shikojnë te dhuna një mundësi për të ulur në gjunjë qeverinë e zgjedhur të vendit dhe për të më imponuar mua një shkelje të patolerueshme të kontratës me shqiptarë.
Fytyra që janë paguar nga krimi organizuar dhe forca të huaja që duan të përmbysin Shqipërinë. Këta nuk janë studentët e kam thënë që në krye të herës, dhe tani është koha që kjo fjali të mbështetet nga fakte e dokumente”.
Protestuesit e ekpsozuar nga Rama:
Po e filloj me studentin e parë: studenti i parë është ‘’studenti’’ G.I: 57 vjeç, i cili është dënuar më parë për veprat e dhunës në familje dhe mosbindjes ndaj urdhrit të policisë, dënuar më parë.
Precedent kriminal ka ‘’studenti’’ B.P: 41 vjeç, prishje të rendit dhe qetësisë publike, dhunë në familje ndaj vëllait të tij dhe ndaj motrës, tentativë për të kryer marrëdhënie seksuale me të motrën.
Vazhdojmë me studentin, gjithmonë në thonjëza, A.B, 40 vjeç, precedentë kriminal për pjesëmarrje në protesta dhe tubime të paligjshme si dhe për dhunë ndaj punonjësit të policisë gjatë organizimit të protestave të paligjshme.