Shtesat për fëmijë dominojnë skemat sociale për muajin shtator 2026- mbi 13 milionë euro të buxhetit për këtë skemë

Skema e shtesave për fëmijë ka pasur numrin më të madh të përfituesve ndër skemat e mirëqenies sociale gjatë muajit shtator 2026, sipas të dhënave nga Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK). Sipas të dhënave nga Agjencia e Statistikave të Kosovës në muajin shtator 2026 kanë përfituar gjithsej 374, 652 fëmijë. Për këtë skemë nga…

Lajme

23/10/2026 12:24

Skema e shtesave për fëmijë ka pasur numrin më të madh të përfituesve ndër skemat e mirëqenies sociale gjatë muajit shtator 2026, sipas të dhënave nga Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK).

Sipas të dhënave nga Agjencia e Statistikave të Kosovës në muajin shtator 2026 kanë përfituar gjithsej 374, 652 fëmijë.

Për këtë skemë nga buxheti i shtetit të Kosovës janë paguar mbi 13 milionë euro, apo gjithsej 13,537,935 euro.

Kësisoj sipas të dhënave nga ASK, përfituesit më të shumtë nga skema e mirëqenies sociale përgjatë shtatorit janë kategoria e fëmijëve.

Pas tyre radhiten pesionet bazike të moshës ku në shtator ishin gjithsej 172,721 përfitues dhe më ata të pensioneve kontributpaguese të moshës, me gjithsej 47,738 mijë persona gjithsej, trasnmeton lajmi.net.

Për pensionet bazike të moshës u shpenzuan gjithsej 27,614,160 euro, kurse për pensionet kontributpaguese të moshës u dhanë mbi 11 milionë euro, saktësisht 11,673,749.40 euro.

Të dhënat tregojnë gjithashtu se 6,817 lehona të papunësuara kanë përfituar nga skema përkatëse, me pagesa totale prej 3,420,000 ndërsa 2,176 lehona të punësuara kanë përfituar gjithsej 3,318,455.40 euro.

Në mesin e skemave me numër të konsiderueshëm përfituesish janë edhe pensionet e personave me aftësi të kufizuara, skema e ndihmës sociale, pensionet e familjeve të dëshmorëve dhe invalidëve të luftës përfitues si dhe pensionet e veteranëve .

Sipas këtyre të dhënave, familjet me fëmijë, të moshuarit, veteranët, personat me aftësi të kufizuara dhe kategoritë e tjera sociale vazhdojnë të përbëjnë grupet kryesore të përfituesve të skemave të mirëqenies sociale gjatë muaji korrik 2026./Lajmi.net/