Murati: Ky buxhet duhet votuar si i përkohshëm emergjent, pastaj do bëjmë rishikimet e nevojshme
Në seancën e Kuvendit të Kosovës për buxhetin 2026, ministri i Financave ka deklaruar të mos mbështeten amandamente të tjera, pasi parashihet që ky buxhet të jetë i përkohshëm e më pas të bëhet rishikimi i tij. “Në Komision kemi shqyrtuar të gjitha amandamente ajo çka mund të them është të rikonfirmoj atë që tha…
Lajme
Në seancën e Kuvendit të Kosovës për buxhetin 2026, ministri i Financave ka deklaruar të mos mbështeten amandamente të tjera, pasi parashihet që ky buxhet të jetë i përkohshëm e më pas të bëhet rishikimi i tij.
“Në Komision kemi shqyrtuar të gjitha amandamente ajo çka mund të them është të rikonfirmoj atë që tha Besnik Tahiri se ky është një buxhet i përkohshëm emergjente dhe ne si Qeveri s’u kemi dhënë hapësirën madje as ministrave që morën dikasteret e tyre që të bëjnë ndryshime duke konsideruar se nuk kemi shumë kohë që të bëjmë ndryshime e në mënyrë që ato të mos reflektojnë me probleme gjatë kohës.Pra ideja ka qenë që të procedohet sa më shpejtë që të jetë e mundur që shteti të ketë një buxhet, me zgjatjet që bëhen sipas ligjit është zgjedhje emergjencë dhe sa i përket projekteve të tjera asnjë projekt nuk mund të iniciohet prokurimi për shkak se s’ka buxhet dhe s’mund të bëhet zotimi i mjeteve. Për këtë arsye jemi interesuar duke dashur të procesojmë sa më parë buxhetin e përkohshëm, që do të duhej të ishte në fuqi që nga 1 janari”,deklaroi Murati, transmeton lajmi.net.
Ai tha se meqenëse s’ e patën atë situatë, kërkesa ka qenë që të miratohet një buxhet i përkohshëm që organizatat të mund të ushtrojnë veprimtarinë e tyre pa problem, kurse prioritet e qeverisë e të komunave ku ka ndryshime në strukturë udhëheqje të mund ti rishikojnë përgjatë rishikimit.
“Pra kërkesa ka qenë që të mos ketë amandamente aq më pak me implikime financiare.Përpos këtyre amandamenteve që përmenda që janë korrigjime teknike e për disa jemi për si për të shtuar në tabela buxhetin për Komunën e Prishtinës dhe të Shtimes. Ka gabime në to e duke mos pasur as burimin e financimit, por edhe të mira e aso që janë edhe prioritet i vetë qeverisë. Por meqenëse a ministrat s’kanë pasur rastin të reflektojnë prioritetet të gjitha amandamentet që janë të vlefshme do të gjejnë hapësirën e nevojshme gjatë rishikimit e do të jenë të përfshira për ligjin me ndarje buxhetore.”, shtoi ai./Lajmi.net/