Murati krekoset me të arriturat e Qeverisë, por sa u punua nga Ministria e tij vitin e kaluar

Ministri i Financave, Hekuran Murati, tha para disa ditësh se ato që nuk u bën për dy dekada, Qeveria Kurti i bëri për më pak se tri vjet. Murati listoi liberalizimin e vizave, fillimin e pagesës së energjisë elektrike në veri dhe heqjen e e targave jo-legale dhe lëvizjen e papenguar me targa RKS. Por,…

Lajme

03/01/2024 21:54

Ministri i Financave, Hekuran Murati, tha para disa ditësh se ato që nuk u bën për dy dekada, Qeveria Kurti i bëri për më pak se tri vjet.

Murati listoi liberalizimin e vizave, fillimin e pagesës së energjisë elektrike në veri dhe heqjen e e targave jo-legale dhe lëvizjen e papenguar me targa RKS.

Por, vet Murati në vitin që shkoi u akuzua për shumë vendime, shkruan lajmi.net.

Njëra ishte ndarja e buxhetit për investime kapitale, ku partia në pushtet favorizoi dukshëm komunat ku udhëheq.

E po ashtu, nga tërësia e projekteve kapitale, 75 % ishin vazhdim i projekteve të mëhershme.

“Nga 810.7 milionë euro sa pritet të jenë investimet kapitale, 611.4 milionë euro (75%) janë vazhdim i projekteve të mëhershme dhe 199.3 milionë euro (25%) janë planifikuar për projekte të reja kapitale”, thuhej në analizën e Institutit GAP.

Këto zhvillime i ka analizuar gazetari Oqean Dermaku.