Murati: Kosova ka shkallën më të ulët të inflacionit në Evropë

Ministri i Financave në Republikën e Kosovës, Hekuran Murati ka shkruar sot për inflacionin në Kosovës duke u bazuar në një raport të TradinEconomics. Sipas tij, ky inflacion ka ardhur edhe në vendin tonë pasi që e ka prekur të gjithë botën, shkruan lajmi.net. Murati në Facebook, ka shkruar se në muajin shtator 2024, Kosova…

Lajme

14/10/2024 13:39

Ministri i Financave në Republikën e Kosovës, Hekuran Murati ka shkruar sot për inflacionin në Kosovës duke u bazuar në një raport të TradinEconomics.

Sipas tij, ky inflacion ka ardhur edhe në vendin tonë pasi që e ka prekur të gjithë botën, shkruan lajmi.net.

Murati në Facebook, ka shkruar se në muajin shtator 2024, Kosova ka regjistruar shkallë inflacioni prej 0.2%, krahasuar me shtatorin e vitit 2023.

“Inflacion e rritje çmimesh ka pasur në nivel global, dhe patjetër që një ndikim i tillë është transmetuar edhe tek ne në Kosovë. Por në një situatë ku inflacioni ka goditur gjithandej, duhet të ndalemi dhe të shohim se si qëndrojmë në raport me shtetet tjera. Pra, rritja e çmimeve ka qenë e paevitueshme, por sa kemi arritur si qeveri ta ngadalësojmë e frenojmë këtë rritje, krahasuar me shtetet tjera. Përgjigjen e marrim në tabelën më poshtë, të publikuar nga faqja TradingEconomics. Në muajin shtator 2024, Kosova ka regjistruar shkallë inflacioni prej 0.2%, krahasuar me shtatorin e vitit 2023, gjë që e bën vendin tonë shtetin me shkallën më të ulët të inflacionit në Evropë, gjithnjë sipas TradingEconomics”, ka shkruar Murati. /Lajmi.net/ 
Postimi i tij i plotë në Facebook: